Asnjë i vdekur dhe 35 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

E publikuar: 12/10/2021 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me Covid-19, ndërsa janë regjistruar 35 raste të reja pozitive.
Sipas raportit, brenda kësaj kohe janë shëruar 79 pacientë të infektuar me koronavirus.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 51 raste aktive, ndërsa deri më tani janë administruar 1.468.152 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.