Asambleistët në pritje të rezultateve zgjedhore

E publikuar: 02/11/2017 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) as njëmbëdhjetë ditë pas përfundimit të votimeve për rundin e parë të zgjedhjeve nuk ka arritur t’i publikojë rezultatet përfundimtare për asambletë lokale.

Ditë më parë ky institucion ka arritur t’i bëjë publike rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash, përderisa procesi i numërimit për asambletë është duke vazhduar, ndonëse më 19 nëntor do të mbahet rrethi i dytë i votimeve në vend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së u konfirmua që rezultatet për asamble nuk janë ende gati e as afër publikimit, pasi që 692 kuti do të dërgohen në rinumërim si pasojë e mospërputhjes së rezultateve.