Arrestohet një person në Istog, dyshohet se e ngacmoi të miturën

E publikuar: 02/09/2022 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Gurrakoc të Istogut, pasi që i njëjti dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë nëntë vjeçare.

Sipas Indeks Online, kanë qenë prindërit e vajzës ata që kanë denoncuar rastin pak ditë më parë pasi që i dyshuari vazhdimisht ka ngacmuar vajzën e tyre të mitur.

Sipas provave të siguruara nga Policia, i dyshuari e ka ngacmuar vajzën me mesazhe, duke i kërkuar edhe foto e video të pjesëve intime.

Gjatë dëshmisë së dhënë në Polici, prindërit kanë deklaruar se si pasojë e kësaj, vajza po trajtohet pasi nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë të dhëna rreth këtij rasti dhe është në pritje të informatave shtesë.