Arrestohet hajni që vodhi 70 euro në një lokal në Vushtrri

E publikuar: 29/11/2021 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia njofton për arrestimin e një personi, pasi dyshohet se ka depërtuar me forcë në një lokal në Vushtrri nga ku ka vjedhur 70 euro para të gatshme.Me vendim të prokruroit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /Rr. Ruzhdi Hyseni, Vushtrri 28.11.2021 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte depërtuar me forcë në një lokal dhe nga aty ka vjedhur një arkë, në të cilën kishte rreth 70 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.