Arrestohet i dyshuari për sulm në Florida, në aeroport ishte një ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë

E publikuar: 06/01/2017 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arrestohet sulmuesi i dyshuar, i cili sot në aeroportin e Floridës, vrau së paku pesë persona dhe plagosi së paku tetë të tjerë.

“Sulmuesi i dyshuar u arrestua”, njoftoi MSNBC, duke cituar burime nga policia amerikane.
Mediat amerikane njoftojnë se i pranishëm në vendin e ngjarjes ishte edhe ish-sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer.
Ish-sekretari amerikan ka shkruar në rrjetin social Twitter: Jam në Aeroportin Ft. Launderale. Ka të shtëna armësh. Të gjithë po ikin.
Më vonë, ai ka bërë të ditur se situata ka filluar të qetësohet dhe Policia ka bllokuar daljet e Aeroportit.