Arrestohen dy të dyshuar për fajde dhe detyrim

E publikuar: 04/10/2023 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar sot një operacion në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe në Lipjan, me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Fajde dhe Detyrim”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një revole, tre telefona mobil, një automjet dhe 915 euro, raporton Klan Kosova.

Pas arrestimit të dy personave të dyshuar me iniciale L.A. dhe S.A., të njëjtëve u janë nënshtruar procesit të intervsitimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.