Arratiset nga burgu italian “mbreti” i drogës, kush është 34-vjeçari nga Lezha

E publikuar: 08/12/2023 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dorian Petoku, ‘mbreti’ i narkotikëve, u arratis nga komuniteti i rikuperimit në Nola (Napoli) ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore. Ndërmjetësi i drogës, 34-vjeçari shqiptar ishte mik i “Diabolik” Fabrizio Piscitelli, i cili vdiq në një pritë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Kushëriri i të parit të bosëve shqiptarë në kryeqytet, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian. Rëndësia e tij është përjetësuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.

Janë katër burra në tavolinë. Njëri është “Francezi”, një i infiltruar , në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij “Diabolik” Piscitelli, i cili do të vritet më 7 gusht 2019 në një pritë në parkun e ujësjellësit. Me ta ishte edhe Dorian Petoku. Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, temë kryesore e bisedës ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada.