Armend Muja zgjedhet kryetar i VV-së në Mitrovicë

E publikuar: 26/09/2022 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti Armend Muja, është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Qendra e VV-së në këtë qytet.

Sipas këtij njoftimi kryetare e Gruas është zgjedhur deputetja Arjeta Fejza, si dhe kryetar i Rinisë, Lorik Hysenaj.

“Kryetar i qendrës është zgjedhur, Armend Muja.
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza.
Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj”.