Arifi: Me Serbinë në Bruksel, Kosova bëri monolog

E publikuar: 29/03/2018 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi për negociata me Serbinë, Avni Arifi duke folur lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi tha se pala serbe nuk ishte e interesuar për bisedime për marrëveshje të tjera por vetëm për asociacionin e Komunave Serbe raporton “Zeri.info”.

Arifi konsideon se asgjë nuk po bëhet në mënyrë jo transparente.

“Asgjë nuk po ndodh në mënyrë jo transparente. Ka qenë me rëndësi që në Bruksel të kemi ekspertizën e duhur që të implementohen marrëveshjet mes dy shteteve”, tha Arifi.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit të fundit të tij në Bruksel me palën serbe kanë shkuar me idenë që të implementohen marrëveshjet.

Mes tjerash ai ka thënë që kanë shkuar më qëllim për të biseduar për marrëveshjen me energjinë, duke e marr kështu me vete edhe ekipin e ekspertëve për këtë çështje.

Arifi po ashtu tha se në këtë takim nuk është arritur asgjë pasi që pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe raporton tutje “Zeri.info”.

“Delegacioni serb kishte ardhur i përgatitur sa i përket njerëzve por në momentin që ata morën vesh që nuk kemi ardhur për AKS-në, prej atij momenti ishte zhvilluar më shumë monolog nga ana jonë”, tha Arifi.

Këto detaje Arifi i bëri të ditur duke raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me takimin e tij të fundit në Bruksel./zeri.info/