Ankohet Bislimi: Një ditë në Bruksel më tensionon sa një javë punë në Kosovë

E publikuar: 05/08/2022 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe njëherësh kryenegociatori kosovar për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi thotë se një bisedë në Bruksel, i shkakton atij tension, sa një javë pune në Kosovë.

Bislimi thotë se gjatë takimeve në Bruksel kujdeset madje edhe për pikat dhe presjet, saqë kjo sipas tij, ka filluar të ia ndryshojë atij edhe personalitetin.

“Në qoftëse është rëndë, kjo nuk duhet të përkthehet në gatishmëri me lshu pej, rëndë është që ke presion më të madh, të thinjët flokët pak më shpejt, duhet me shku pak në qetsim mas dialogut. Nuk ka bisedë në Bruksel, që mua nuk më shkakton tension sesa një javë punë në Kosovë, sepse duhet të kujdesmi në maksimum edhe për presjet edhe pikat. Kam një frikë se ka filluar të ndryshojë personalitetin sepse kur jam me miq kujdesem edhe për pikat epresjet, ata më thonë nuk je me Lajcakun, je me neve”, tha Bislimi në rtk.