Analizat ekonomike të organizatave injorohen nga Qeveria

02.08.2015 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Analizat ekonomike të organizatave injorohen nga Qeveria

Publikimet e analizave ekonomike të bëra nga organizata joqeveritare, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe analizat që bëhen nga shoqatat ekonomike, sipas njohëse të çështjeve ekonomike, po neglizhohen nga institucionet e Kosovës.

Megjithatë, ndryshe nga ekspertët, vlerësojnë përfaqësues të institucioneve të vendit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se këto raporte merren parasysh dhe i shërbejnë Qeverisë që të hartojë politika më të mira zhvillimore.

“Këto dokumente, të cilat punohen nga organizatat qeveritare dhe ato joqeveritare apo dhe nga shoqatat ekonomike që veprojnë në Kosovë, janë pjesë përbërëse e punës së qeverisë dhe të gjitha politikat që krijon qeveria i marrin parasysh këta trendë, këto zhvillime, këto indikatorë që i japin këto raporte. Në emër të kësaj, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka filluar një dialog me komunitetin e biznesit që ndërlidhen me këtë trend ekonomik”, bën të ditur Abrashi.

Ai tregon se nëpërmjet konsultimeve që kanë pasur me përfaqësuesit e shoqatave që përfaqësojnë interesat e bizneseve, kanë marrë parasysh shqetësimet e tyre dhe se kanë filluar të zbatojmë disa nga kërkesat e tyre.

Masat që autoritetet i kanë ndërmarrë, sipas Abrashit, janë largimi i burokracisë në Doganat e Kosovës dhe në Administratën Tatimore të Kosovës, zbatimi i politikave zhvillimore, grante dhe subvencione për punësim dhe bujqësi.

Ndryshe, në raportet që publikohen nga organizatat joqeveritare dhe shoqatat ekonomike, tregohet për trendët ekonomikë siç janë: rritja ekonomike, papunësia, varfëria, politikat fiskale, marrëdhëniet tregtare, inflacioni dhe shumë faktorë tjerë.

Banka Botërore çdo vit publikon Raportin e të bërit biznes, ku flet për ambientin biznesor, për të arriturat dhe ngecjet.

Po ashtu Banka Qendrore e Kosovës gati çdo tre muaj publikon raporte që tregojnë trendët ekonomikë, ndërkaq çdo vit del me raport vjetor.

Derisa, shoqatat ekonomike dhe organizatat joqeveritare shumë shpesh bëjnë publikime ku analizohen zhvillimet ekonomike.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se raportet që ata i bëjnë, iu dërgojnë autoriteteve kompetente, por, sipas tij, asgjë nuk po përmirësohet.

“Çdo raport që kemi bërë, ia kemi prezantuar shtetit të Kosovës, Qeverisë dhe ministrive të ndryshme, dhe asnjëherë nuk jemi kritikuar pse kemi bërë apo pse kanë dal ato të dhëna, ata pajtohen se gjendja është e tillë, por kjo nuk është e mjaftueshme, ata duhet t’i marrin masat”, shton Shahini.

Këto rekomandime që bëhen nga organizatat e ndryshme, sipas Shahinit, Qeveria dhe ministritë kompetente duhet t’i marrin për bazë dhe pastaj ta përmirësojmë gjendjen.

“Ne i kemi dhënë rekomandimet se çfarë ka, si janë trendët, por çështja mbetet tek institucionet shtetërore ta ndryshojnë gjendjen. Ne nuk e kemi fuqinë ta ndryshojmë gjendjen, ne jemi ata që pasqyrojmë gjendjen sa më reale”, shprehet Shahini, transmeton rel.

Ndryshe, ekonomia e Kosovës gjatë viteve të fundit nuk ka pasur rritje ekonomike më shumë se tre për qind, derisa papunësia, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 30 për qind, Kosova ka deficit të lartë tregtar, po ashtu ka shënuar rënie të investimeve të huaja.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë