Shtetet e Bashkuara kanë dalë hapur në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në INTERPOL.
Këtë qëndrim të Qeverisë amerikane e arsyetoi në takimin e fundit në Këshillin e Sigurimit ambasadori David Pressman,.
“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të përforcojë rëndësinë e që bashkësia ndërkombëtare i kushton objekteve të trashëgimisë botërore në Kosovë dhe përgjegjësive të autoriteteve të Kosovës për ruajtjen e këtyre objekteve”, tha Pressman.
Ai shtoi më tej se “bazuar në formulën e Vjenës, Kosova ka të drejtë për anëtarësim në UNESCO, si rezultat i të qenit anëtar i dy agjencive të specializuara të OKB-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore”, raporton RTK.




























