Ambasadorja e ShBA-së në OKB në prill do të takohet me refugjatë ukrainas

E publikuar: 31/03/2022 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, do të udhëtojë në Moldavi e Rumani për tu takuar me zyrtarë e refugjatë ukrainas.

Thomas-Greenfield vizitën e saj do ta bëjë në prill, për tu fokusuar në përpjekjet për t’i ndihmuar refugjatët ukrainas dhe nevojat humanitare, të cilat u krijuan nga lufta e Rusisë, sipas një njoftimi nga misioni amerikan, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, ambasadorja që nga 2 deri më 4 prill do të takohet me refugjatë ukrainas ku do t’i dëgjojë përvojat e tyre nga dora e parë të cilat kanë ikur nga lufta.Ajo, gjithashtu do të takohet me partnerët e organizatave joqeveritare dhe agjencitë e OKB-së që po punojnë për t’i ndihmuar refugjatët, e po ashtu edhe me zyrtarë qeveritarë të angazhuar për reagim humanitar.