Ambasada e Rusisë në Londër i përshkruan evropianët si derra homoseksualë (Foto)

E publikuar: 26/10/2016 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Rusisë në Londër e ka postuar një karikaturë në rrjetet sociale, e cila duket se i përshkruan evropianët si derra homoseksualë.

Kjo karikaturë bizare shfaq një ari të madh dhe muskulor që ka veshur një maicë të bardhe ruse, i cili tregon fuqinë e tij para një grupi derrash të mbyllur në një kamp të përqendrimit, të stolisur me një flamur të komunitetit LGBTI, me një shenj të Eurozones dhe me yje, transmeton Express.

Karikatura është publikuar të shtunën në Twitterit zyrtar të misionit diplomatik rus në Londër, me këtë mesazh: “Nëse Rusia ka marrë tatëpjetën, pse po brengoseni? Mbase, shqetësimi i vërtetë është tatëpjeta e Perëndimit dhe se ne i menaxhojmë gjerat më mirë?”