Ambasada e Kosovës Zvcirës më 20 maj ndan “Çmimi Diaspora 2015”

07.05.2015 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasada e Kosovës  Zvcirës  më 20 maj ndan “Çmimi Diaspora 2015”

Ambasada e republikës së Kosovës njofton publikun e gjerë se në kuadër të çmimit tashmë tradicional Diaspora, për vitin 2015 çmimi Diaspora do t’i ndahet artistes sonë  të shquar

Ceremonia e ndarjes në prani të personaliteteve dhe diplomatëve të huaj do të mbahet në Bernë të Zvcirës më 20 maj 2015.

Elina Duni ka lindur në Tiranë në vitin 1981. Ngjitet për herë të parë në skenë në moshën pesë vjeçare, këndon në Radio Televizion si dhe në Festivalet e Fëmijëve. Në vitin 1991, shpërngulet në Gjenevë,  në Zvicër, bashkë me mamanë e saj, ku studion pianon klasike dhe zbulon jazz-in.

Mbas një risi projektesh të ndryshme muzike, filmi dhe teatri, Elina studion për kanto, kompozicion dhe pedagogji në degën Jazz të Shkollës së Lartë të Arteve në Bern.

Në vitin 2005 formon grupin Elina Duni Quartet me Colin Vallon në piano, Lukas Traxel në kontrabas dhe Norbert Pfammatter në bateri. Muzika gërsheton këngët folklorike shqiptare me jazz-in.

Kuarteti ka publikuar tashmë katër albume: Baresha (2008) Lume Lume (2010) Matanë Malit (2012), Dallëndyshe (2015) dhe ka marrë pjesë në festivale prestigjioze në të gjithë Evropën (Paris, Berlin, Londër etj) dhe ka luajtur në Zvicër, Gjermani, Itali, Francë, Shqipëri, Kosovë, Hollandë, Belgjikë, Norvegji, Suedi, Estoni e në SHBA.

E veçanta e Elinës është se ajo, në skenat më të mëdha evropiane dhe SHBA, ka kënduar dhe këndon Shqip, duke i sjellë këngët tona të bukura shqiptare në formën e Xhazit. Muzika e saj është pëlqyer dhe duartrokitur gjithandej Evropes  dhe SHBA-së.  Në një paraqitje ekzluzive para Qeverisë Federale Zvicrane, më 2014, Elina Duni kishte mahnitur Keshilltarët Federalë Helevtikë me zërin e saj meledioz dhe interpretimin e saj të përsosur të këngëve si :  U rritë Vasha, Baresha, Kur më del në sokak, etj etj.

Ajo është një zë shumë i veçantë në peizazhin e jazz-it evropian dhe bashkë me muzikantët e saj, Elina Duni na dhuron një muzikë shumë kualitative por edhe ndërton ura midis popujve dhe kulturave të ndryshme.

Çmime & bursa

 

2013    Çmimi Kult për “Matanë Malit”, Tiranë

2012    Çmimi Jazz Pott, Essen

2010    Pro Helvetia “Inkurajimi Prioritar i Jazz-it ”

2008    Bursa e HKB, Bern

2008    “Coup de Coeur 2008” Kanton Bern

2007   Bursa Friedl Wald

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Realizohet projekti “War of Death”

Realizohet projekti “War of Death”

Katër artistë synojnë pozitën e drejtorit të Teatrit Profesionist të Gjilanit

Katër artistë synojnë pozitën e drejtorit të Teatrit Profesionist të Gjilanit

Propaganda ruse nuk kursen as artistët e perëndimit

Propaganda ruse nuk kursen as artistët e perëndimit

“Lezeti i pleqve” seriali më i ri në RTK (Video)

“Lezeti i pleqve” seriali më i ri në RTK (Video)

Franca nderon “Komandant” Kadarenë (Video)

Franca nderon “Komandant” Kadarenë (Video)

Gjirafa.com rikthen për të gjithë shqiptarët serialin më popullor “Kafeneja Jonë” (FOTO)

Gjirafa.com rikthen për të gjithë shqiptarët serialin më popullor “Kafeneja Jonë” (FOTO)

5 shprehjet më të famshme të filmave, që do të ju frymëzojnë

5 shprehjet më të famshme të filmave, që do të ju frymëzojnë

Kanë, emra të njohur në garë për “Palmën e Artë”

Kanë, emra të njohur në garë për “Palmën e Artë”

Kosova të merrë pjesë në Eurovizion

Kosova të merrë pjesë në Eurovizion

Eurovisioni sqaron pse nuk lejohet përdorimi i flamurit të Kosovës

Eurovisioni sqaron pse nuk lejohet përdorimi i flamurit të Kosovës

Flamuri i Kosovës, bashkë me flamurin e ISIS i ndaluar në Eurovizion

Flamuri i Kosovës, bashkë me flamurin e ISIS i ndaluar në Eurovizion

Gentjan Dema organizon Koncert Humanitar në Tiranë më 8 maj “Shpresë për Shqipërinë “

Film horror për Shqipërinë e ’97-ës

Mërgim Hyseni sjellë filmin “Mëshira” (Video Trailer)

Grupi “Fortuna” mban gjallë rock-un në Kaçanik

“Ulurima e Ujkut” e shkrimtarit Ag Apolloni po përkthehet edhe në çekisht