Albin Kurti a Ramush Haradinaj, cili është më i mirë për kryeministër, sipas Driton Selmanajt? (Video)

E publikuar: 28/07/2017 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj, ka folur për opsionet që ka partia e tij para vetës lidhur me pjesëmarrjen në qeveri ose në opozitë, duke treguar se cili, sipas tij, do të ishte kryeministër më i pranueshëm mes Albin Kurtit e Ramush Haradinajt.

Selmanaj, në emisionin Komiteti, thotë se nëse LDK do të ishte në përbërje të Qeverisë së ardhshme, udhëheqjen e ekzekutivit do të duhej ta kishte partia e tij, sepse, siç thotë Selmanaj, ajo di ta bëjë më së miri.

Por, meqë kandidatët për kryeministër të dy subjekteve që u renditen para LDK’së janë opsionet më reale për të marrë këtë post, deputetit të LDK’së i mbetët të analizojë se cili do të ishte kryeministri i duhur mes Haradinajt e Kurtit.

Selmanaj tregon se çfarë mendon për Haradinajn, aleatin e dikurshëm të LDK’së, si dhe Kurtin, me të cilin LDK po bisedon për të bashkëpunuar.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: