Alban Hyseni me veturë zyrtare shkon në Tetovë për të kryer punë në fakultet

E publikuar: 01/10/2022 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shfrytëzuar vikendin që me veturë zyrtare të shkoj dhe të kryejë punë në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Lexues të Gazeta Metro kanë dërguar fotografi nga Tetova, ku sipas tyre vetura në fotografi është e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni dhe është fotografuar pikërisht sot në ditë vikendi.

Gjithashtu lexuesit kanë bërë me dije se Hyseni ka shkuar në Tetovë për intervistë të doktoratës në Universitetin e këtij qyteti.