Akuza e kundërakuza për zhvillimin ekonomik dhe Asociacionin

06.09.2015 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Akuza e kundërakuza për zhvillimin ekonomik dhe Asociacionin

Zhvillimi i vendit është me prioritet mbi prioritete, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se viti 2015 është vit i sfidave dhe vendimeve të mëdha, duke përmendur ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë, shënjimin e kufirit me Malin e Zi e të tjera.

Kryeministri Mustafa, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, në ditët në vijim, do të punojnë në përmbylljen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë mbrojtëse të vendit.

“Janë këto çështje, të cilat konsumojnë shumë energji dhe përqendrim të Qeverisë, krahas fokusimit tonë në drejtimin me prioritetet e zhvillimit ekonomik, punësimit dhe uljes së varfërisë”, ka shkruar mes tjerash Mustafa.

 

Kreu i ekzekutivit, po ashtu, ka thënë se gjatë këtij muaji, Qeveria do të procedojë me Ligjin mbi investimet strategjike, i cili do të krijojë hapësirë për marrëveshje të drejtpërdrejta me investitorët.

Ky ligj do të krijojë hapësirë të marrëveshjes së drejtpërdrejtë me investitorët e jashtëm dhe të brendshëm dhe do të tejkalojë problemet procedurale, të cilat kanë dekurajuar investitorët e jashtëm të vijnë e të investojnë në vendin tonë. Bashkëpunimi me bizneset, odat ekonomike dhe asociacionet e tjera të bizneseve është konkret dhe i përhershëm”, është shprehur Mustafa.

Në anën tjetër, kreu  i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deri sa ka mbajtur një fjalim politik në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Isa Mustafa se me bisedimet me Serbinë po bëjnë “ndarjen e pronësisë dhe buxhetit të Kosovës”.

“Nuk ka zhvillim të Kosovës pa një Trepçë zhvilluar. E kemi parë për 16 vjet se kur nuk punon Trepça, nuk mund të punojë as Kosova. Se si kur mbetet e ndarë Kosova, mbetet e ndarë edhe Trepça. Nuk ka industrializim të vendit, e as energji, e as bujqësi pa Liqenin e Ujmanit. Nuk ka investim pa pasur treg të sigurt”.

“Me ‘Zajednicën’, po i ndajmë resurset, infrastrukturën, energjinë telekomunikacionin, por edhe tregun. Valës me marrëveshje ia zvogëluam tregun ashtu edhe shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike dhe kjo do të vazhdojë duke u thelluar”, ka thënë Ymeri.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka shtuar se me krijimin e “Zajednicës” – ashtu siç i referohet Lëvizja Vetëvendosje Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë – po bëhet ndarja e pronave, e këtë ndarje, siç është shprehur ai, “po e duan më së shumti Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri.

“Këta politikanët e negociatave me Serbinë, konkretisht Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri, janë mohuesit kryesorë të Republikës së Kosovës. Në raport me pronën, raport ky themeltar i shtetësisë, Qeveria e Kosovës ka lëvizur nga fakti, i cili thotë se prona padiskutueshëm është e Republikës së Kosovës”.

Në opinion thotë se ‘mendojmë’ se prona është e jona, mirëpo ky nuk është ‘mendimi’ i vetëm. Kjo është rruga drejt negociatave për pronën dhe kjo me të vërtetë ka qenë rruga gjatë gjithë negociatave”, është shprehur Ymeri, duke shtuar se prejse kanë nisur bisedimet me Serbinë, Republika e Kosovës është kontestuar vazhdimisht.

Ymeri, para anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se “Zajednica”, do të ndalet.

“Ndryshimet thelbësore vijnë nga masa, nga qytetarët e organizuar dhe të vendosur, ashtu siç kjo ‘Zajednicë’ do të ndalet nga po këta qytetarë, të cilët e kanë kuptuar se përfundimisht ua rrënon jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen, ky shkatërrim i Republikës që po vjen nga këta matrapazë që janë vendosur në pushtet”, ka theksuar ai.

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me aktivitetet e saj, protesta dhe tubime të ndryshme në komunat e Kosovës, për të kundërshtuar arritjen e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo, siç e quajnë ata, “Zajednicës”në veri të Kosovës.

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, sipas marrëveshjes, pritet të mbledh përfaqësues të deleguar nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, transmeton rel.

Marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, për telekomunikimin, për energjetikën dhe për të ashtuquajturin “Park i paqes”, janë arritur më 25 gusht, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor