Lajmet

Akuza e kundërakuza për demarkacionin

30.07.2016 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Akuza e kundërakuza për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar opozitën se po e bllokon lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës, duke bllokuar siç ka thënë, çështjen e demarkacionit të kufirit të Kosovës me shtetin fqinj, Malin e Zi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Mustafa e ka quajtur të pavërtetë të madhe qëndrimin se Kosova po humb 8,200 hektarë nga marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Kryeministri Mustafa ka shkruar në profilin e tij se këtë vit, Kosova ka mundësinë e madhe që shtatëmbëdhjetë vjet pas çlirimit, si shtet i pavarur, të fitojë të drejtën që qytetarët e Kosovës të dalim nga izolimi dhe të udhëtojmë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

“Është e paarsyeshme që opozita të këmbëngulë për ta uzurpuar një të drejtë themelore të qytetarëve. Është në interesin e të rinjve që ata të lëvizin pa viza në vendet e dijes dhe shkencës; në interes të bizneseve që të kontaktojnë partnerët e tyre në tregun evropian…”.

“Është në interes të qytetarëve që të vizitojnë familjarët e tyre; në interes të të sëmurëve që të mos presin nga gjashtë muaj para ambasadave për të shkuar për trajtim për sëmundjet, për të cilat nuk gjejnë shërim në Kosovë. Është në interes të shtetit të Kosovës që të përcaktojë sovranitetin e tij dhe të marrë përkrahjen për transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës“, ka shkruar Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar po ashtu se të konstatimet pa fakte se kinse siç ka thënë Kosova po humb 8,200 hektarë, janë vetëm pohime për t’i bllokuar proceset e integrimeve dhe është një grusht i madh që po i jepet vendit.

Ai ka thënë se në këto procese duhet t’i besohet Komisionit shtetëror, Departamentit të Shtetit të SHBA-së, e Komisionit ndërkombëtar që e kishte themeluar ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Opozita duhet të lirohet nga kompleksi që liberalizimin e vizave dhe proceset më të rëndësishme integruese po i drejton një koalicion shtet-formues, sepse me metoda të dhunës, gazit lotsjellës, molotovit nuk mund të llogarisin se do të vijnë në pushtet dhe se ata do të jenë autorët e liberalizimit të vizave”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka kritikuar ashpër edhe ekspertët që kanë diskutuar e dhënë mendime lidhur me çështjen e demarkacionit.

“Edhe ‘ekspertët-profesorët’, të cilët thonë se dokumentet e serbëve janë më të sakta se ato të shqiptarëve, vështirë se mund të na bindin se kjo është e vërtetë. Po të ishte e vërtetë kjo, Kosova do ta kishte ndjerë veten më mirë dhe më sigurt me Serbinë sesa e pavarur. Para se të japin të tilla deklarata, ata meritojnë të kontrollohen te mjeku, qoftë në sektorin publik apo privat. Këto shërbime ua ofron shteti”, ka shtuar Mustafa.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se askush nga partitë politike opozitare, nuk është kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e aq më pak kundër procesit të liberalizimet të vizave, por sipas tyre, opozita është kundër faljes së 8,200 hektarëve të tokë.

Dardan Sejdiu, nënkryetar në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se profesorë të së drejtës ndërkombëtare, gjeografë e shumë ekspertë i kanë dhënë fakte, se procesi i demarkacionit që është tani, është i gabuar dhe në dëm të Kosovës.

“Ne nuk jemi kundër demarkacionit, por ky demarkacion duhet të bëhet siç duhet, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare në përputhje me interesat e Kosovës dhe në përputhje me interesat tona të përgjithshme për të pasur fqinjësi të mirë me Malin e Zi”.

“Nëse e bëjmë demarkacionin me këso gabime, po krijojmë telashe për të ardhmen. Sa i takon liberalizmit të vizave, kryeministri duhet ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, gjë që nuk e bën“, është shprehur Sejdiu duke shtuar se kryeministri me deklaratat e tij, si ato të fundit, është duke i ofenduar qytetarët.

Sipas Sejdiut, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk është i interesuar që të punojë për vendin e qytetarët. Kryeministri, ka thënë Sejdiu, është i interesuar që të bëjë propagandë e etiketime.

“Prej ardhjes së tij në pushtet, në 23 herë e kemi thyer Kushtetutën, me marrëveshjen për ‘Zajednicën’, kemi falur 8,200 hektarë tokë. Dje e kemi dënimin prej 5 milionë eurosh për skandalin e pasaportave në Ministrinë që e udhëheq Skënder Hyseni. Ky kryeministër e ka kohën që të dorëhiqet, sepse për çdo ditë më shumë e qëndrimit të tij në pushtet, Kosova humb edhe territor, edhe miq, edhe buxhet”, ka theksuar Sejdiu.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, së shpejti pritet të marrë një përgjigje definitive nga Kuvendi i Kosovës. Opsionet janë ratifikimi apo anulimi i saj.

Pas shumë deklaratave për dhe kundër, të shprehura kryesisht nëpër media, më 3 gusht, pritet që për herë të parë të ketë një ballafaqim të fakteve dhe argumenteve ndërmjet mbështetësve të Marrëveshjes aktuale, që është nënshkruar me autoritetet e Malit të Zi që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar në Vjenë dhe atyre që e kundërshtojnë atë.

Debati në formë tryeze është thirrur nga Kryesia e Kuvendit, ku janë ftuar edhe ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Kjo tryezë nuk ka karakter vendimmarrës, por llogaritet se do t’i paraprijë seancës vendimmarrëse në Kuvend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë