Lajmet

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për sulm me bombë në Nju Jork

21.09.2016 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aktakuzë ndaj të dyshuarit për sulm me bombë në Nju Jork

Prokurorët federalë janë ngritur aktakuzë ndaj 28-vjeçarit afgan-amerikan, për përdorim të armës për shkatërrim në masë dhe akuza të tjera që kanë të bëjnë në lidhje me bombardimet e javës së kaluar në Manhattan.

Akuzat penale të publikuara më 20 shtator në Nju Jork dhe Nju Xhersi, akuzojnë Ahmad Khan Rahami për vendosjen e një serie të bombave në dy shtete.

Ai u kap nga autoritetet amerikane më 19 shtator, pasi u plagos gjatë përleshjes me policinë në Nju Xherzi. Momentalisht ai gjendet në spital për trajtim mjekësor.

Rahami po përballet edhe me akuza për përleshje të armatosur me policinë, ku dy policë mbetën të plagosur.

Hetuesit thonë se Rahami ka vendosur dy bomba në lagjen Chelsea. Njëra prej tyre ka shpërthyer duke plagosur 31 persona, ndërsa bomba tjetër u gjet nga policia.

Ai kishte vendosur po ashtu edhe një bombë në qytetin e Nju Xhersit.

Rahami po akuzohet po ashtu për lënien e disa eksplozivëve në një kosh të mbeturinave pranë një stacioni të trenit në një qytet tjetër në Nju Xhersi.

Ndërkaq, FBI thotë se ka shikuar të kaluarën e Rahamit dhe ka gjetur se para dy vjetësh babai i tij kishte deklaruar tek autoritetet se ai ishte i shqetësuar se djali i tij mund të jetë terrorist.

Autoritetet e rendit thanë se babai i Rahamit më vonë i kishte thënë agjentëve të FBI-së se ai kishte menduar se djali i tij po shoqërohet me njerëz të këqinj.

Por zyrtarët kanë thënë se FBI-ja ka hetuar dhe nuk ka gjetur asnjë lidhje në mes të Rahamit dhe organizatave ndërkombëtare terroriste.

Hetuesit kanë thënë se kur është kapur ai, i kanë gjetur një fletore me shënime që kishin përmbajtje ekstremiste.

Sipas tyre në fletore shkruhet se “Ju (qeveria e SHBA-së) po vazhdoni masakrën kundër muxhahedinëve, luftëtarëve të shenjtë, në Afganistan dhe vende të tjera”.

“Vdekje kundër shtypjes suaj”, thuhet tutje në shkrimin e Rahamit.

Në këtë dorëshkrim po ashtu ka lavdata kundër Osama bin Laden dhe Anwar al-Awlaki, një mysliman klerik i vrarë nga sulmet me dron më 2011. Ai gjithashtu kishte përmedur Nidal Hasan, një ish-oficer të ushtrisë amerikane që kreu një sulm vdekjeprurës në vitin 2009 në Fort Hood, Texas.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje