Aktakuzë ndaj një mësuesi në Dragash, goditi tri nxënëse me rrip dhe i ofendoi gjatë orëve mësimore

E publikuar: 25/07/2022 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.M., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, dhe “Hakmarrja” nga neni 388, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).“Sipas aktakuzës, me datë 13.05.2022 rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Blaq, Komuna e Dragashit, në ShFMU “Hilmi Bahtijari”, i pandehuri/mësimdhënësi D.M., në cilësinë e personit zyrtar,

duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, i keqtrajton, frikëson dhe fyen rëndë dinjitetin e personave tjerë – nxënëseve F.Z., S.Z., dhe E.H., në atë mënyrë që i njëjti sapo hyn në klasë kërkon nga nxënësit që të nxjerrin librin nga lënda e Matematikës dhe të lexojnë në heshtje mësimin e fundit, më pas kërkon nga nxënësit të dalin te dërrasa e zezë dhe të përsërisin mësimin që kishin lexuar, i pa kënaqur me përsëritjet e nxënësve,

merr rripin e pantallonave nga nxënësi R.I., me të cilin me forcë i godet nxënëset në duar, duke i shkaktuar dhembje fizike, frikë dhe fyerje të rëndë të dinjitetit, të cilat keqtrajtime tek tri të dëmtuarat rezultojnë me lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, i pandehuri D.M., ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”., thuhet në njoftimin për media.Po ashtu, i pandehuri D.M., me qëllim të hakmarrjes ndërmerr veprime të dëmshme ndaj të dëmtuarave të lartcekura, në atë mënyrë që pasi të njëjtat së bashku me prindërit e tyre më datë 14.05.2022 raportojnë të pandehurin në polici për shkak të dhunës fizike të aplikuar ndaj tyre, në mundësinë e parë që paraqiten në lëndën e Matematikës të cilën e mbanë i pandehuri/arsimtari D.M.,

i njëjti fillimisht në prani të gjithë nxënësve të klasës i fyen me fjalë të ndryshme, më pas të dëmtuarave në shenjë hakmarrje, ua mbyllë notat e dobëta në lëndën e Matematikës. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Hakmarrja” sipas KPRK-së.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor,

administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu, prokurori i ka propozuar gjykatës që t’i shqiptoj të akuzuarit dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.