
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “B” në kryeqytet, ku të përfshira kanë qenë katër vetura, ndërsa janë përfshirë edhe tri tjera që kanë qenë të parkuara.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete (4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.