Aksident në hyrje të Kaçanikut, lëndohen tetë persona

E publikuar: 31/03/2022 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 22:00 në hyrje të Kaçanikut.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

Disa nga të lënduarit po marrin trajtimet mjekësore në Kaçanik e ndërkaq disa të tjerë janë dërguar për trajtim në Ferizaj.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.