Kryesore

AKI deklarohet për gazetarët rusë, të arrestuar në Kosovë!

23.09.2016 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AKI deklarohet për gazetarët rusë, të arrestuar në Kosovë!

Inteligjenca e Kosovës ishte në dijeni për prezencën e dy gazetarëve nga Rusia, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, të cilët para disa ditësh janë dëbuar nga Kosova me arsyetimin se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Republikës.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), në një përgjigje për “Indeksonline”, shpjegon se dy gazetarët e “Noboctnoi Front”, të cilët janë arrestuar nga organet e sigurisë në Hoçë të Madhe afër Rahovecit, derisa ishin të shoqëruar edhe nga ish kryetari i komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajlloviq, kishin tejkaluar detyrat e tyre zyrtare.

“AKI ka njohuri për prezencën e shtetasve të huaj që veprojnë në Republikën e Kosovës, qoftë në mision zyrtar apo jozyrtar, miqësor apo në të kundërtën. Të dhënat tona flasin se, shtetasit e apostrofuar kanë tejkaluar detyrën e tyre profesionale”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Institucioni të cilin e drejton, Agron Selimi thotë se kanë obligim që çdo herë të shfaqin interes për të gjithë shtetasit e huaj, të cilët mund ushtrojnë veprimtari kërcënuese të çfarëdo forme ndaj integritetit territorial, rendit kushtetues dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë të veprimtarisë së spiunazhit.

“AKI ka shtuar vigjilencën konform zhvillimeve globale në raport me spiunazhin dhe veçmas në raport me qytetarët e vendeve që nuk kanë qasje miqësore ndaj vendit tonë”, përgjigjet AKI-ja.

Ndryshe, për lirimin e Sazonovas dhe Belousit janë angazhuar edhe përfaqësues të ambasadës ruse në Serbi. Ndërsa mësohet se dy gazetarët nuk ishin të pajisur me viza kështu edhe kanë injoruar shtetin e Kosovës.

Derisa Policia e Kosovës arrestimin e tyre e kanë arsyetuar se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin.

“Autoritetet e Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës janë duke trajtuar rastin, përderisa personat e ndaluar janë duke u mbajtur në qendrën për të huaj deri në vendimin e ardhshëm apo largimin e tyre nga Kosova. Të gjitha vendimet e mëtejmë do të ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në fuqi”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Deklarohen gazetarët rus

Pasi i janëndërprerë masa e ndalimit, dy gazetarët janë deklaruar për mediet nga Serbia. Oksana Sazonova ka treguar se është mbajtur në paraburgim policor për 24 orë me akuzën se qëndroi ilegalisht në Kosovë.

“Gjatë paraburgimit në Prishtinë na kanë ngarkuar me veprën e kalimin ilegal të kufirit. Megjithatë, ne kemi kaluar kufirin administrativ në Jarinj pa viza apo ndonjë problem, kemi kaluar në mënyrë të ligjshme, jo ilegalisht”, është shprehur ajo.

Gjatë ndalimit, ajo deklaroi se nuk iu kishte lejuar asnjë kontakt me të dashurin ose me përfaqësuesit e misionit diplomatik rus në Serbi dhe se pjesëtarët e policisë i kishin konfiskuar aparatet, kamera regjistrimin dhe sendet personale.

Kurse Sergej Belous, tha se një anëtar i policisë së Kosovës i kishte kthyer vetëm një pjesë të pajisjeve. Ai thoshte se nuk mund të paguanin gjobë prej 2.500 eurosh, që i kishte caktuar autoritetet e drejtësisë në Kosovë.

“Pasi që ne nuk patëm të holla për të paguar gjobën, gjykata e ka ulur këtë shumë, por ne nuk kishim, nuk mund të paguanim. Më pas mjetet na janë dërguar nga redaksia e ‘News Front’, ndryshe do të ishim të paktën një vit në burg”, tha Belous.

Ndërsa “Indeksonline” ka raportuar se dy gazetarët ‘mision’ nga Rusia kishin që të merreshin me çështjet e Ballkanit si dhe hapësirë të veçantë t’i jepet Republikës së Kosovës. Së fundmi, ata kanë qëndruar në Komunën e Shtërpcës ku edhe kanë ndjekur së afërmi mësimet që zhvillojnë minoriteti serbë në Kosovë.

Ata kanë raportuar për gjuhen ruse që mësohet nga klasat e 6-ta në fshatin Gotovusha të Shtërpcës.

Ndryshe, Belous në Kosovës ishte edhe para 4 vitesh, respektivisht me 11 mars të vitit 2012. Ai ka qëndruar për disa ditë në veri të Mitrovicës ku edhe ka raportuar për gjendjen e serbëve në atë pjesë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje