E tash, Drita Stublla e cila shquhet për bukurinë e saj – ka publikuar në “Instagram” një imazh që ka bërë të gjithë të mos ia ndajnë sytë për një kohë.
E veshur me një fustan të gjatë solemn me shumë shkëlqim e me ngjyrë rozë të zbehur, ajo ka vënë në fokus gjoksin e saj që duket me të vërtet se po shpërthen nga shtypja e madhe që i është bërë nga fustani i ngushtë.
Duke dashur të tregohet sa më joshëse ajo ka bërë edhe një grim profesional e i ka theksuar më shumë buzët e saja të lyera me buzëkuq.
Për ju që nuk e njihni, Drita ndryshe është motra e disenjatores, Lia Stublla. Modelja ka fatin që t’i reklamojë si shpesh fustanet e motrës së saj dhe të marrë vëmendje të konsiderueshme.
Vlen të theksohet se kanë kaluar gati një vit që kur kishin lindur thashethemet se mes saj e djalit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit – Endrit Thaçi kishin lindur shkëndija dashurie gjë që asnjëherë nuk kishte ndodhur.