Tech

AIP: Gjilani prin në Rajon për aplikimin e teknologjisë së informimit dhe komunikimit

22.07.2016 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AIP: Gjilani prin në Rajon për aplikimin e teknologjisë së informimit dhe komunikimit

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Archis Inventions Prishtina si pjesë e projektit të Institutit për Zhvillim të Habitatit “Co-Plan” me seli në Tiranë, dhe Institutit për Zhvillim Urban Ndërkombëtar ‘I2UD’ me seli në SHBA, kanë organizuar sot punëtorinë me temën “si të përmirësojmë komunikimin, pjesëmarrjen dhe transparencën nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informimit dhe komunikimit”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga shoqëria civile e nga organizatat rinore.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, ka falënderuar partnerët për ndihmesën në këtë punëtori me qëllim përmirësimit të transparencës, llogaridhënies dhe të komunikimit të përbashkët.

“Ju lus që të bashkëpunoni dhe të punoni edhe në grupe punuese sepse koordinimi i të gjitha aktiviteteve që çojnë drejt një përmirësimi të transparencës, llogaridhënies dhe të komunikimit të përbashkët, është diçka që ne kemi investuar që nga paslufta e deri këtu. Në Gjilan është një hap i domosdoshëm që duhet ta ndërmarrim, ta vendosim edhe këtë kulturë të punës e cila na e mundëson më shpejt dhe më drejt t’i kryejmë obligimet tona dhe në të njejtën kohë garanton llogaridhënie dhe transparencë. I falënderoj partnerët që për bashkëpunimin dhe vlerësimin e drejtë, i cili është në interes të Komunës sonë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, Sandra Kdolsky, specialiste e zhvillimit social nga Banka Botërore, ka thënë se qëllimi i Programit të Partneritetit Urban II, është që të krijojmë qytete më të jetueshme dhe të qëndrueshme në Europën Juglindore, të cilat ofrojnë cilësi më të larta të jetesës për qytetarët.

Në këtë punëtori është prezantuar edhe një raport i gjetjeve për Komunën e Gjilanit nga ana e Mrinë Godanca dhe Florina Jerliu nga Archis Inventions Prishtina, ku ndër të tjera u theksua se Gjilani në nivel vendi, por edhe në rajon, prin për nga aplikimi i teknologjisë së informimit dhe komunikimit.

“Dua të konfirmoj se Gjilani në nivel vendi, por edhe sa i përket një pjese të Shqipërisë dhe Maqedonisë prin për nga aplikimi i teknologjisë së informimit dhe komunikimit. Është e pabesueshme se sa shumë informata mund të gjeni në faqen e Komunës së Gjilanit në Facebook. Por natyrisht, ajo që do të donin qytetarët është që t’i marrin më të gatshme dhe më të strukturuara”, ka thënë përfaqësuesja e AIP, Florina Jerliu.

Ky program është financuar nga Instituti i Bankës Botërore me seli në Vjenë.​

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje