Ahmet Isufi: Zotohemi për më shumë kushte për personat me nevoja të veçanta (Foto)

E publikuar: 09/06/2017 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK’së për Deputet, Ahmet Isufi ka thënë se personat me nevoja të veçanta kanë nevojë për më shumë kushte dhe përkushtim.

Këtë, ai e ka shfrytëzuar rastin ta thotë derisa ka njoftuar për një vizitë të tij në ‘Handikos’.

“Së bashku me Besnik Tahiri, Ilirjana Gafurri dhe Xhevrie Peci vizituam shoqatën HANDIKOS ku u njohëm me vështirësitë që ata hasin në ushtrimin e veprimtarisë së tyre”, ka njoftuar Isufi.

“Me këtë rast, ne i siguruam se do të angazhohemi të krijojmë kushte të nevojshme duke ofruar qasje serioze dhe punë e përkushtim për kategori të përjashtuara të shoqërisë”, thotë kandidati për deputet në listën zgjedhore të koalicionit PDK-AAK-NISMA.

“Kosova do të jetë vend i drejtësisë dhe barazisë sociale, si mundësi për rrugëtim drejt zhvillimit dhe prosperitetit”, shkruan Ahmet Isufi.

Image may contain: 1 person, standing, sky and outdoorImage may contain: 9 people, people standing and suitImage may contain: 3 people, people smiling, people sitting, suit, table and indoor