
Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Ahmet Isufi, është nderuar me Flamurin Amerikan nga Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, z. Agim Rexhepi. Ky flamur, i cili më parë qëndroi në shtizë përpara shtatores së Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, simbolizon lidhjen e fortë mes popullit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Infosot.
Në një postim publik, Isufi u shpreh i nderuar për këtë gjest dhe theksoi përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-ve në të gjitha periudhat e vështira për Kosovën. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë mikun e tij, Agim Rexhepin, për këtë nismë simbolike dhe emocionuese.
“Mirënjohës përjetë ShBA-ve, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,” u shpreh Isufi, duke theksuar rolin kyç të aleatëve ndërkombëtarë në rrugëtimin drejt lirisë.
Postimi i plotë
I nderuar të pranoj Flamurin Amerikan nga Kryetari i Shoqatës, ,,Miqtë e Amerikës’’
Z. Agim Rexhepi.
Në të gjitha periudhat përkrahja nuk mungoi asnjëherë.
Ky flamur qëndroi në shtizë para shtatores së Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.
Mirënjohës përjetë ShBA-ve, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Faleminderit miku im, Agim Rexhepi!