Ahmet Isufi kërkon mobilizim, vota e juaj është votë për të ardhmen e fëmijëve tanë

E publikuar: 09/06/2017 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ne që rrugëtuam bashkë e ishim krah për krahë në luftë, duhet t’i dalim përballë agresorit dhe të ecim bashkë edhe në ditët e paqes! Jemi bashkë ashtu sikurse më parë, përveç se kësaj here për t’i dhënë shpres qytetarit e drejtim vendit.

Gjatë kësaj periudhe kemi qenë bashkë në tubime, në familje, në biznese e organizata, e në takime të ndryshme, ku kemi dëgjuar hallet e pakënaqësitë tuaja të pafundme me aktualitetin politik, ekonomik e social.

Do ju mbetem përjetë mirënjohës e falënderues për mbështetjen që keni ofruar për listën e koalicionit gjatë kësaj fushate, me bindjen e plotë se do të përfaqësoheni nga kanditatët ashtu siç e meritoni, denjësisht dhe me përkushtim!

Gjendja në Kosovë është keq, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në politikat e jashtme. E për të arritur deri tek ndryshimi, duhet që të gjithë së bashku të kryejmë obligimin tonë duke dalur të votojmë në mënyrë masive që ky proces të përfundojë ashtu siç e do rendi e ligji.

Ju bëj thirrje që me 11 qershor të mobilizohemi së bashku e të bëhemi pjesë e ndryshimit. Vota e juaj është votë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të mirën e Kosovës.

Andaj, duke ju falënderuar sërish për bashkëpunimin dhe besimin, ju ftoj të jemi bashkë në proceset që na presin për shtet-ndërtim!

TË FUNDIT