Agron Hoti: AGK-ja për Specialen që godet saktësisht fjalën e lirë, çile gurë gojën

E publikuar: 27/10/2021 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti i çështjeve të Bashkimit Evropian, Agron Hoti, ka reaguar lidhur me marrjen në Hagë për të dëshmuar për punën e tij, gazetarin Halil Berisha të Gazetës Infokus.

Ai ka kritikuar Asociacionin e Gazetarëve Profesionist për heshtjen e saj në këtë rast kur ata do duhej të reagonin.

Hoti ka thënë se po të ndodhte që gazetari Halil Berisha, të merrej në pyetje nga gjykatat vendore, do të reagohej duke thënë se gjykatat janë kapura e kundër fjalës së lirë, por kur kjo u bë nga Gjykata Speciale, që sipas tij ka goditur saktësisht fjalën e lirë, AGK-ja nuk hapi gojë ta thotë asnjë fjalë.

“Po të ishte marrë në pyetje gazetari Halil Berisha nga gjykatat tona, reagimi do të ishte se gjykatat tona të kapura janë kundër fjalës së lirë, ndërsa për Specialen që godet saktësisht fjalën e lirë çile gurë gojën Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës”, ka shkruar Agron Hoti.

Kujtojmë se gazetari Halil Berisha, ka përfunduar dëshminë e tij dy ditore në Hagë dhe se ai nuk ka dëshmuar atje kundër luftës, UÇK-së, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë ishte i detyruar të dëshmojë atje si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale, kurse AGK-ja nuk e pa të udhës që të bëjë qoftë edhe më të voglin reagim për këtë rast.