Afaristi Burim Piraj ua jep punëtorëve pagën e 13

E publikuar: 22/07/2022 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Burim Piraj, pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, ka bërë me dije se ua ka dhënë punëtorëve pagën e 13.

“Sot me lejen e Allahut e ekzekutova pagën e 13’të! Faleminderit Zoti im që po na mundëson një ndjenjë kaq të mirë që është një prej çasteve më të lumtura të jetës sime!”.

Po ashtu ka treguar se ka ndarë edhe një shumë prej 5000 euro për familjet në nevojë.

“Kompania jonë sivjet më 4 Korrik e ka pas përvjetorin e 30’të të fillimit të punës në prodhim të suxhukut, duke e pas parasysh situatën në vend, kam vendosur që të heq dorë nga manifestimi të cilin kemi filluar ta përgatisim dhe një shumë prej 5000 EURO të ndaj për familjet në nevojë, do të festojnë njëherë tjetër. Shpresoj që Zoti im të jetë i kënaqur me punën dhe veprat tona!”, ka shkruar Piraj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!