Adoleshentët qëndrojnë në një vinç në 250 metra lartësi, pa asnjë pajisje të sigurisë – vetëm për të prodhuar disa pamje (Foto/Video)

E publikuar: 21/02/2019 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy djem adoleshentë kanë rrezikuar jetën e tyre, vetëm e vetëm për të prodhuar disa pamje që shkaktojnë “drithërimë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur djemtë janë vendosur në mënyrë të pasigurt – pa ndonjë pajisje sigurie – në majë të një vinçi rreth 250 metra mbi tokë.

Siç thuhet më tej, djemtë u ngjitën në vinçin në Canary Wharf, Londër, dhe mund të shihen se si qëndrojnë atje në mënyrë të rrezikshme.

Ndërsa po bënin xhirimin e pamjeve, njëri nga djemtë dëgjohet duke thënë “Kjo është çmenduri”.

Ndërtesa e Canary Wharf, e cila qëndron në një gjatësi prej vetëm 204 metrash, mund të shihet në video – shumë më poshtë adoleshentëve.

Mania për ‘ngjitje të lirë urbane’ është bërë trend që nga viti 2007, por lëvizja kohët e fundit ka fituar më shumë vëmendje.

Disa ekstremistë pëlqejnë të ngjiten në ndërtesa të larta vetëm për të nxjerrë një fotografi të tyre.

Ndërsa numri i saktë i vdekjeve nga ngjitjet e tilla nuk dihet, nuk do të ishte një fund i pazakontë për ata që rrezikojnë jetën e tyre, vetëm për një “fotografi adrenaline”. /Telegrafi/