Abdixhiku për propozimin e tij: VV nuk po tregon vullnet për zgjidhje, përkundrazi, ka një qëndrim bllokues

E publikuar: 06/05/2025 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një koalicion të partive shqiptare, pasi, sipas tij, partia e parë nuk po tregon vullnet për zgjidhje, përkundrazi, po mban një qëndrim bllokues.

“Kuptojeni që jemi në një krizë, dhe partia e parë nuk po tregon vullnet për zgjidhje, përkundrazi, ka një qëndrim bllokues. Takimet duhet të jenë të përbashkëta – duhet të jemi të gjithë bashkë për këto pak muaj që kanë mbetur dhe të rikthejmë demokracinë. Pa vullnet, bie në harresë roli i një shtytësi të zhvillimeve. Nuk po flasim për pozita, por për parime, për të shpëtuar vendin. Kërkojmë unitet,” theksoi ai.