Abdixhiku dhe Selmanaj i zëvendësojnë Osmanin e Gashin

E publikuar: 18/05/2017 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tubimin e LDK-së me të rinj dhe të reja, të enjten mungonin dy figurat kryesore të të rinjve në LDK, Vjosa Osmani dhe Arben Gashi.

Ndonëse ishin prej figurave më të reja në këtë subjekt politik, këta të fundit janë “lëçitur” shumë kohë më parë nga Isa Mustafa, pas mospajtimeve të tyre më veprimet e tij.

Por, aty nuk mungonte anëtari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili bashkë me Driton Selmanjan po shihen si përpjekje për t’i zëvendësuar ata në LDK.

Ende nuk dihet nëse Mustafa do t’i përfshijë Osmanin e Gashin në listën e kandidatëve për deputetë apo do t’i penalizojë edhe këta sikurse kritikun tjetër të tij, Shpejtim Bulliqin.

Osmani dhe Gashi sigurisht se mund t’i shërbejnë si shembuj të mirë Abdixhikut dhe Selmanajt, nga të cilët gjithsesi që do duhej të mësonin.

Edhe pse njihen për kritikat e tyre të njëanshme, Abdixhiku dhe Selmanaj tani e tutje duhet ta harrojnë tërësisht këtë zanat, nëse nuk dëshirojnë që ta kenë fatin e dy kolegëve të tyre./Gazeta Fjala/