A3 do të ndalet nga prodhimi për 4 ose 5 ditë, KEK-u siguron që s’do të ketë reduktime

E publikuar: 16/09/2022 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A-3 është në punë por do të ndalet nga prodhimi për periudhë 4-5 ditore.

Sipas njoftimit, KEK-u ka thënë se ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.