Thiago Silva refuzon të pranojë se Brazili është favorit në Kupën e Amerikës. Gjatë konferencës së shtypit, mbrojtësi i Selecaos thekson se Brazili ka bërë progres pas asaj disfate të hidhur ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, por rruga mbetet e gjatë.
“Është e paevitueshme të mos themi se po kalojmë një moment të mirë. Gjithsesi, Kolumbia ka një skuadër të mirë ashtu si edhe Argjentina që shkoi deri në finalen e Kupës së Botës. Ne vijmë në një kompetcion zyrtar pas humbjes së thellë ndaj Gjermanisë, por që prej asaj kohe me ne janë bashkuar lojtarë të rinj dhe kemi një skuadër ndryshe. Do të duhet pak kohë që të arrijmë të luajmë si dëshirojmë por pavarësisht kësaj unë mendoj se ekipi po stërvitet mirë dhe ndihem komod që po punojmë të gjithë si një grup”.
Në vijim të deklaratës për shtyp, mbrojtësi brazilian u përqëndrua te një lojtar në veçanti.
“Kemi elementë shumë të mirë si psh. Ribeiro që është bashkuar me ne kohët e fundit. Luajti dy sezone të jashtëzakonshme në Brazil dhe tani po tregon aftësitë e tij edhe tek Evertoni. Mendoj se Brazili duhet të punojë shumë me grupin e ri por ju siguroj që në të ardhmen do të jemi krenarë për këtë ekip”.
Brazili do të presë Meksikën në datën 7 në Sao Paulo përpara se të ndeshet me Hondurasin në një tjetër miqësore pak ditë më vonë. Kombëtarja e Dungës është shortuar në Grupin C të Kupës së Amerikës bashkë me Perunë, Venezuelën dhe Kolumbinë.