Lajmet

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

26.08.2026 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke bërë të ditur se diskutimet për presidentin e ardhshëm të Kosovës kanë kaluar në një fazë më konkrete.

Abdixhiku tha se pas dakordimit për parimet mbi të cilat duhet të bazohet zgjedhja e presidentit të ardhshëm, në takimin e sotëm janë diskutuar emra konkretë.

“Siç ju kemi thënë edhe herën e kaluar, pas dakordimit rreth parimeve për presidentin apo presidenten e ardhshme të Republikës së Kosovës, sot kemi vazhduar me diskutime rreth emrave konkretë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai vlerësoi se emrat e prezantuar gjatë diskutimeve, në masë të madhe, janë në përputhje me parimet e dakorduara mes palëve.

“Në tërësinë e emrave të prezantuar, mund të them me bindje të plotë se të gjithë emrat, në masë të madhe, dikush më shumë e dikush më pak, është në vijë me parimet e dakorduara deri më tani. Dhe në këtë drejtim, le të thojmë se ky është një hap përpara, meqenëse nga koncepti politik rreth parimeve kemi kaluar në emra”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, kreu i LDK-së tha se për shkak të ndjeshmërisë së procesit, nuk mund të bëjë publikë emrat e diskutuar, duke paralajmëruar një tjetër takim për të finalizuar procesin.

“Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, ju lutem për mirëkuptim, nuk mund të diskutoj për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai nuk dha detaje për numrin e takimeve apo të emrave të diskutuar, duke thënë se fokusi është te arritja e një marrëveshjeje që do t’i sjellë stabilitet vendit.

“Unë nuk flas me numra, sa kanë qenë, sa do të jenë, por po përpiqemi, meqë se jemi të interesuar që t’i japim stabilitet Republikës së Kosovës. Meqë se kuptojmë ndjesinë se Kosova ka shumë zëra për destabilitet e shumë pak zëra të arsyeshëm për stabilitet, duam të jemi zë i arsyes për këtë stabilitet”, është shprehur ai.

Abdixhiku ka theksuar se presidenti i ardhshëm duhet të jetë figurë që gëzon besueshmëri dhe që i përshtatet përgjegjësisë institucionale dhe shtetërore që bart ky post.

“Dhe Dekada është garant, garant institucional, historik e shtetbërës, se presidenti i Republikës është i denjë për postin që ka, dhe për këtë populli i Kosovës duhet të ndihet komod”, ka shtuar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja është e bindur se presidenti duhet të zgjidhet brenda afatit kushtetues 60-ditor, ndërsa ka theksuar se partia e tij nuk do të thërrasë seancë të Kuvendit.

“Pra, ne nuk e konsiderojmë Kuvendin, ne nuk e thërrasim seancën e Kuvendit. Për LDK-në jemi në pasqartësi të thella kushtetuese, këtë e kemi thënë që nga dita e parë. Por për LDK-në kemi qartësi: presidenti zgjidhet brenda afatit 60-ditor. Pra, LDK-ja gjënë e vetme që mund ta bëjë është të jetë e arsyeshme në zgjedhjen e presidentit apo presidentes së ardhshme të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK-ja nuk është e lidhur me asnjë parti tjetër dhe se vendimet e saj merren në mënyrë të pavarur.

“Por në qoftë se dikush ende beson se LDK-ja është vagon i ndonjë partie tjetër, kohët kanë ndryshuar shumë. LDK-ja është e LDK-së. Vetëm anëtarësia e LDK-së vendos mbi një LDK të tillë të lirë. Dhe LDK-ja në këtë diskutim vjen me bindje të plota për atë që përfaqëson historikisht 30 e sa vite”, është shprehur ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush