Kushtet për t’i vizituar të arrestuarit në Kumanovë

E publikuar: 16/05/2015 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të arrestuarit në Komunave nuk mund të vizitohen nga familjarët e tyre, pa i plotësuar disa kushte.

Për këto kushte Express ka marr përgjigje nga Ambasada e Kosovës në Shkup. Më poshtë mund ta lexoni të plotë përgjigjen e Ambasadës:

“Lidhur me vizitën e familjareve te të arrestuarave te rastit te Kumanovës, Ambasada e Kosovës ne Shkup ka bere publike kushtet për vizite, zyra jone vetëm jep informacion shtese, qe te lehtëson procedurën si vijon:

Vizitat janë me date 19 dhe 20 maj, dhe 3 dhe 4 qershor 2015 nga ora 09 00h deri 15 00h

Te drejte vizite kane: Babai, nena, bashkëshortja, fëmijët e moshës madhore, vellau dhe motra.

Vizituesi bën kërkesë për vizite ne Gjykatën themelore Shkupi1 Shkup respektivisht te gjykatësi i procedurës paraprake pran Gjykatës se lartpërmendur.

Personat qe vijnë ne vizite duhet te dëshmojnë afërsinë familjare me këto dokumente:

Certifikate lindje

Certifikate kurore dhe

Certifikate lindjeje te te arrestuarit.

Për Identifikim pasaportën e vizituesit.

Certifikatat duhet te përkthehen ne Gjuhen Maqedone dhe te notarizohen.

Te arrestuarit gjinden ne Qendrën e paraburgimit Shutke-Shkup.

Familjaret kane te drejte tu sjellin çdo dite nga ora 09 00h deri 15 00h ushqim dhe veshmbathje deri ne 5 kg” (sic.). Express/