Lajmet

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

28.08.2026 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar sot në Prishtinë, kundër vrasjes së grave.

Qendresa Hyseni nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka adresuar kritika të ashpra ndaj siç ka thënë ajo patriarkatit dhe institucioneve të Kosovës, duke kërkuar që siguria e grave dhe vajzave të trajtohet si çështje me urgjencë kombëtare.

Në një protestë të mbajtur pas vrasjeve të dy grave gjatë kësaj jave, Hyseni tha se gratë në Kosovë po jetojnë në një gjendje të vazhdueshme pasigurie dhe se dhuna ndaj tyre është pasojë e një sistemi patriarkal.

“Sot na qitën prapë në rrugë edhe dy jetë grash të humbura. Jemi dalë zemërthyme e të revoltume me bërtitë që ky patriarkat që po i shndërron burrat në kriminela po vret gra cep më cep Kosovës. Kemi dalë se jemi të binduna që ne si çika e gra të këtij vendi po jetojmë në gjendje lufte. Shumë prej nesh na mësohet prej fminisë që jeta jonë është në fije të penit. Jetëgjatësia e dinjiteti i trupit e qenësisë tonë varet prej burrave e nji sistemi patriarkal që e sheh qiken e gruan në shërbim të pushtetit mashkullor, qoftë në shpi, qoftë në institucione, qoftë në ekonomi. Kësisoji, na jemi dytsore e të rrezikume prej dhunes ekonomike, përdhunimit, rrahjes, dhunës psikologjike e në fund edhe vrasjes. Krejt kjo vjen prej dhunës patriarkale që ushtrohet përmes dorës së burrave. Prej të njëjtës dhunë mashkullore përdhunohen edhe burrat, siç na u bë e ditun përmes lajmeve që n’burgun e Dubraves 3 burra dhunuan një burrë tjetër. Këto fragmente mund të doken që s’kane lidhje me njana-tjetrën, po në fakt burojnë prej të njëjtit sistem e të njëjtës logjikë që rrah, përdhunon e vret”, ka thënë ajo.

Hyseni foli edhe për dhunën seksuale ndaj burrave, duke e ndërlidhur atë me të njëjtën logjikë të pushtetit patriarkal.

“Krejt kjo vjen prej dhunës patriarkale që ushtrohet përmes dorës së burrave. Prej të njëjtës dhunë mashkullore përdhunohen edhe burrat, siç na u bë e ditun përmes lajmeve që n’burgun e Dubraves 3 burra dhunuan një burrë tjetër. Këto fragmente mund të doken që s’kane lidhje me njana-tjetrën, po në fakt burojnë prej të njëjtit sistem e të njëjtës logjikë që rrah, përdhunon e vret”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, patriarkati po e dikton fatin tonë kolektiv.

“Patriarkati po e dikton fatin tonë kolektiv, tu vazhdu me na mbajtë të cënueshme, të nënshtrueshme, të shfrytëzueshme ekonomikisht dhe klasë më veti, përherë nër burra dhe vazhdimisht vigjilente për fragjilitetin e jetëve tona që na e përcakton ky sistem. Vrasjet e kësaj jave nuk janë raste të izoluara apo veç tragjedi të mbyllura familjare. Ato janë shpërthime të kobshme të nji sistemi që na dikton jetën përmes dhunës. Dy burra që vranë dy gra, nuk janë ngjarje të ndara prej njana-tjetrës, po janë episode të femicidit, pra të vrasjes së grave veç pse ato janë gra. Janë episode gjakatare që marrin disa prej nesh, e neve tjera na lajnë të tmerrume e në frikë për atë çka mund t’i ndodhë secilës prej nesh, nesër a masnesër. Këto vrasje sistematike të grave ne nuk guxojmë t’i lexojmë si manifestime të problemeve psikologjike të burrave, apo të gjejmë arsye tjera. Kjo na shpërqendron dhe nuk na lejon ta shohim armikun tonë kryesor: patriarkatin i cili lulëzon dhe grumbullon pushtet të disa burrave mbi gjakun tonë.

Tuj e ditë fare mirë rrezikun e vazhdueshëm që na e kanosë ky sistem, na sot jemi çu prapë, me folë për ato që s’janë ma me ne, e për ato që sot janë gjallë e diku në Kosovë janë tuj u dhunu, tuj jetu me frikë e drojë prej dhunës mashkullore e patriarkale. Jemi çu për secilën prej nesh. Për sigurinë e për lirinë tonë”, shtoi ajo.

Hyseni ka thënë se po protestojnë për ta denocncuar siç ka thënë ajo sistemin i cili dhunon e vret, e i cili kërcënon prej shpisë e deri në dyert e shtetit.

“Jemi çu me e denoncu këtë sistem i cili dhunon e vret, e i cili na kërcënon prej shpisë e deri në dyert e shtetit. Jemi çu të revoltuara me e denoncu jo veç këtë shoqni që prodhon kriminelë e viktima, por edhe me bertite kundër krejt strukturës që tenton me na robëru. Jemi këtu për me kërku llogari prej këtij shteti që ende vazhdon të mos e marr seriozisht sigurinë e jetën e grave. Që e ka dëshmu tash e sa herë përgjakshëm që ne jemi klasë dytësore. Pikërisht përmes këtij pozicionimi, ky shtet na nënshtron, na eksploaton e në fund disa prej nesh i çonë drejt vrasjes.

Andaj sot, me zemërim, dhimbje e vendosshmëri, ne po e themi prapë dhe përfundimisht që ky shtet duhet ta trajtojë me urgjencë kombëtare sigurinë e vajzave e grave në Kosovë. Ne kërkojmë prej këtu:

1. Trajtim të sigurisë së grave si çështje me urgjencë kombëtare dhe si aspekt kyç i sigurisë publike

-na kerkojme qe kjo qeveri të krijojë një njësit të specializuar për parandalimin e femicidit në

nivel ministror;

2. Përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon

femicidin, duke përfshirë këtu qendrat për punë sociale;

3. Mirëfinancim të politikave sociale që zbehin pabarazitë gjinore ekonomike që i mbajnë gratë në dhunë;

4. 3. Kodifikim të femicidit si vepër e veçantë penale;

5. 4. Edukim gjithëpërfshirës në sistemin arsimor që targeton maskulinitetin toksik dhe riformeson marrëdhëniet gjinore mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë”, ka thënë ndër të tjera Hyseni.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë