Lajmet

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

27.08.2026 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka vizituar Institutin për Mjekësi Ligjore (IML), ku janë bartur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kurti ka bërë të ditur se mbetjet janë gjetur në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në komunën e Zubin Potokut.

“Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, vizituam Institutin për Mjekësi Ligjore, ku janë bartur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, të gjetura në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në komunën e Zubin Potokut”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, sot është bërë një muaj nga fillimi i gërmimeve, ndërsa procesi tashmë ka kaluar në fazën e ekzaminimeve dhe procedurave për identifikimin e mbetjeve.

“Teksa sot u bën një muaj nga data e fillimit të gërmimeve, procesi veçse është në një fazë tjetër. Në IML po kryhen ekzaminimet dhe procedurat e mëtejme profesionale për identifikim dhe dokumentim. Deri më tani, katër mostra të ADN-së, të cilat i përkasin mbetjeve mortore të gjetura në Jabukë, janë dërguar për analizë në Hagë”, ka deklaruar kryeministri në detyrë.

Kurti ka dhënë edhe të dhëna për gërmimet e kryera që nga përfundimi i luftës, duke theksuar se vetëm gjatë këtij viti janë gjetur 30 mbetje mortore.

“Që nga përfundimi i luftës janë kryer rreth 2700 gërmime, e vetëm këtë vit nga 17 sosh janë gjetur gjithsej 30 mbetje mortore. Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë, përveçse i jep fund pritjes së familjeve, me ankth e vuajtje, i hapë rrugë kërkimit të drejtësisë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka folur edhe për investimet në modernizimin e Institutit për Mjekësi Ligjore, duke bërë të ditur se së fundmi janë investuar mbi 814 mijë euro.

“Së fundi, investimi i mbi 814 mijë euro, ka mundësuar modernizimin e infrastrukturës së IML-së, rritjen e sigurisë dhe funksionalitetit të objektit dhe krijimin e kushteve më të mira per ofrimin e shërbimeve mjeko ligjore”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, me këto investime janë rehabilituar dhe modernizuar disa prej hapësirave kryesore të IML-së.

“Janë rehabilituar dhe modernizuar salla e Autopsisë, Laboratorët e Toksikologjisë, Histopatologjisë dhe Antropologjisë, është krijuar një arkiv modern dhe hapësirë e përshtatshme për ruajtjen e dëshmive si dhe janë bërë investime në hapësirat për ekzaminime klinike mjeko ligjore”, ka shtuar Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës