Lajmet

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

28.08.2026 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Në kuadër të iniciativave në përkrahje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët e Prishtinës do të mund të shprehin mbështetjen e tyre.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me ekipin e Komunës së Prishtinës, dhe me përfaqësues të “Liria ka Emër”, i është bashkuar simbolikisht iniciativës për mbështetjen e drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Rama ka nënshkruar në hapësirën publike pranë Reporting House në Prishtinë, duke shprehur përkrahjen e tij për këtë iniciativë qytetare.

Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i bashkohen iniciativës së nënshkrimit.

“Unë si kryetar i kryeqytetit, por edhe si prishtinali, nënshkrova që në emër të qytetarëve të Prishtinës i shpallim të pafajshëm heronjtë tanë. Jemi këtu për me mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të jemi përherë, sa herë që cenohen ose ka tentim cenimi, që t’i mbrojmë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë të kaluarën tonë të dinjitetshme. E po ashtu, duke mbrojtur të kaluarën, duke mbrojtur historinë, duke i mbrojtur vlerat, e mbrojmë edhe të ardhmen e vendit tonë e kombit tonë.

I ftoj të gjithë qytetarët, jo vetëm të kryeqytetit, por të gjithë Kosovës, që të na bashkohen këtu në qendër të Prishtinës, jemi në sheshin “Skënderbeu”. Bashkohuni, ejani, nënshkruani edhe të bëhemi pjesë e historisë edhe t’i tregojmë botës që ne jemi këtu për t’i mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta mbrojtur luftën e drejtë të kombit tonë, të heronjve tanë”, tha ai.

I pyetur se a do të marrë pjesë në marshin e 12 shtatorit, dhe se a duhet të marrë pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Rama tha se të gjithë duhet të marrin pjesë.

“Patjetër që po. Të gjithë duhet të marrim pjesë. Po them, aty është një marsh që është për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra për mbrojtjen e historisë tonë, për mbrojtjen e të drejtave, të luftës së drejtë të heronjve tanë. Për këtë arsye edhe ftoj të gjithë, pa marrë parasysh, prej kryeministrit, presidentit e të gjithë qytetarët e këtij vendi e më tej, më gjerë, që të vijnë edhe të na bashkohen më 12 shtator në mbrojtje të këtyre vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftës së drejtë që e kanë bërë heronjtë tanë, që tash po mbahen në mënyrë jo të denjë, tash e sa vite, 6 vite faktikisht. Pra, shpresojmë në lirimin e tyre”, u shpreh Rama.

Ndërsa, nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ftoi qytetarët t’i bashkohen marshit dhe tha se ky aksion simbolik shërben për të treguar që Prishtina dhe Kosova po pret.

“Sot më vjen mirë që në emër të kryeqytetit jemi mbledhur këtu bashkë edhe në emër të të gjithë qytetarëve të Prishtinës për shpalljen të pafajshëm çlirimtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Është një aksion simbolik që thotë edhe që flet që Prishtina po pret dhe Kosova po pret. Prandaj dua ta shfrytëzoj rastin që edhe më 12 shtator të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të na bashkohen në marshin për lirinë e çlirimtarëve tanë dhe rikthimin e tyre në shtëpi. Marshi do të mbahet nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” dhe i ftoj që të gjithë të marrim pjesë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe mbetet si një ndër themelet e lirisë tonë të cilën e gëzojmë sot, prandaj edhe i presim me padurim rikthimin e liderëve të UÇK-së në shtëpi më 12 shtator”, tha Musmurati.

E përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, tha se presin të gjithë qytetarët pa asnjë dallim, t’i bashkohen marshit për liri.

“Prishtina si kryeqendër normalisht është adresa kryesore edhe për nxitjen, edhe reagimin, edhe shembulltyrë edhe për pritjen, sepse ne i presim të gjithë qytetarët e Kosovës që të na bashkohen si përherë në marshin për liri që e kemi më 12 shtator, të bëhemi bashkë pa dallim gjeografie, gjinie, moshe e ngjyrimi politik ose kulturor ose religjioz dhe të qëndrojmë aty për të treguar një gjë të vetme që është e qartë dhe që nuk ndryshon asnjëherë, e ajo është që çlirimtari mbetet çlirimtar”, tha ajo.

Nisma synon të mobilizojë mbështetjen publike në shenjë solidariteti me krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata