Rivarrimi i Isa Boletinit në Vlorë është tradhti kombëtare (VIDEO)

E publikuar: 16/05/2015 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundër se ndoshta u takon më së shumti atyre, askush nuk i pyeti për t’iu marrë ndonjë mendim.

Pavarësisht këtij injorimi nga qeveria, historianët e Kosovës mendojnë se eshtrat e Isa Boletinit nuk duhet të varrosen në Vlorë.

Historiani Jusuf Buxhovi, këtë tentativë e sheh shumë të ulët nga ana e politikanëve. Ai këtë veprim e quan “tradhti kombëtare”, transmeton Klan Kosova.

Buxhovi thotë se për këtë çështje është dashur që të pyeten historianët e akademikët.

Por, edhe populli.

Mendim të ngjashëm ka edhe historiani tjetër Frashër Demaj. Ai thotë se nuk ka asnjë argument që Isa Boletini duhet te ri-varrostë në Vlorë e jo në vendlindje.


/express/

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020