Dy të arrestuar e një i lënduar, pas përleshjes mes tifozëve të Prishtinës së Re e Drenicës

E publikuar: 25/04/2026 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica ishte e tensionuar në fushë, por doli të jetë edhe jashtë saj.

Në fushë, në ndeshjen e luajtur në Hajvali, ndeshja përfundoi 3-2 në të mirë të Drenicës.

Pas takimit të zhvilluar në Hajvali, pati përleshje mes tifozëve të të dy të palëve.

Madje, pati edhe të arrestuar mes të përleshurve.

Sipas Enis Pllanës nga Policia e Kosovës, deri më tani janë të arrestuar dy persona dhe një tjetër ka mbetur i lënduar nga përleshja.

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica i takoi xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.