Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka bërë një deklaratë të veçantë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Sulmuesi i Barcelonës madje i bëri edhe një kërkesë trajnerit të Atleticos, Diego Simeone.
Barcelona humbi 2-0 në shtëpi javën e kaluar, një ndeshje e ndikuar edhe nga kartoni i kuq i Pau Cubarsít.
Megjithatë, talenti i ri nuk e pranon dorëzimin dhe thekson se Barça mbetet një ekip i nivelit të lartë.
“Kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Do të japim gjithçka”, tha ai.
Ai shtoi se në ndeshjen e parë u mbajt nën presion të vazhdueshëm nga dy mbrojtës të Atleticos dhe shpreson për një qasje ndryshe në ndeshjen e kthimit.
“Të shohim nëse Simeone më bën një nder dhe guxon të luajë një kundër një në mbrojtje”, shtoi ai.
“Unë nuk kam pse ta mbaj gjithë peshën në këtë ndeshje, por nëse bie mbi mua, jam gati”, vazhdoi spanjolli i ri.
Këtë sezon, Lamine Yamal ka startuar në 9 ndeshje të Championsit, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 4 asistime.


















