Nesër mbahet seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj Gjestit

E publikuar: 12/03/2026 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj reperit Besat Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën dhe dyshohet për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Lajmin për kërkesën për paraburgim e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Këngëtari u arrestua të mërkurën dhe u dërgua në mbajtje, kishte njoftuar policia.

Seanca nis nga ora 09:30.