Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ku thekson se u diskutuan çështje të rëndësishme për Bordin e Paqes, zhvillimet politike në vend dhe në rajon.
Haradinaj vlerësoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë iniciativë të ftuar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet këtë angazhim pa rezervë.
“Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, zhvillova një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.
Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump. Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim.”


















