Arrestohet mësimdhënësi që dyshohet se rrahu nxënësin në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

E publikuar: 09/02/2026 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është shoqëruar në polici mësimdhënësi që nga pamjet e publikuara shfaqej duke rrahur një nxënës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar për Ekonomia Online se mësimdhënësi është shoqëruar në polici dhe se kanë filluar hetimet.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Pllana.