Negociatat me BE, Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa pret kryeministrin Rama më 9 shkurt

E publikuar: 07/02/2026 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të zhvillojë më 9 shkurt një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

A2 CNN mëson se në fokus të takimit do të jetë plotësimi i kushteve nga ana e Shqipërisë për nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në.

Takimi vjen në një moment kyç për procesin e integrimit europian të vendit.