Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Menidi të Greqisë, ku një e mitur shqiptare, vetëm 14 vjeç, e cila kishte mbetur shtatzënë, u dhunua brutalisht nga nëna e saj duke pësuar më pas abort.
Sipas mediave greke, efektivët arrestuan nënën 35-vjeçare duke e akuzuar për dhunë në familje dhe lëndime të rënda trupore.
Nuk dihen ende detajet e tjera nga ngjarja e rëndë, ndërsa vajza është nën kujdesin e autoriteteve.

















