Mjeku që i qëndroi afër Thaçit gjatë vizitës te babai i bashkohet PDK-së!

E publikuar: 26/11/2025 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Adriatik Berisha i është bashkuar partisë që ai udhëheq.

Berisha, është mjeku i cili i qëndroi afër ish-presidentit Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij tek babai, sa e kishte të shtrirë në spital.

“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!” – ka njoftuar Hamza.